Wed, Nov 27, 2024

Usyk mund Furyn, kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda

  • PublishedMay 19, 2024

Tyson Fury pësoi një humbje me pikë në një natë dramatike në Arabinë Saudite, pasi Oleksandr Usyk u bë kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit me katër rripa në peshën e rëndë.

Në një skenë madhështore, britaniku Fury filloi mirë, por nw raundin e 9-tw u shpëtua nga gongu pas një sulmi të Usyk.

Në një pritje të tensionuar për leximin e kartave të rezultateve, Fury u shfaq i bindur për fitoren përpara se Usyk me fytyrë ‘guri’ të shpërtheu në lot kur u konfirmua si fitues.

Rezultatet ishin 115-112 dhe 114-113 për ukrainasin, me një gjyqtar të tretë që shënoi 114-113 për Fury.

Kjo do të thoshte që Fury, 35 vjeç, humbi për herë të parë në një karrierë profesionale 16-vjeçare. Ai do të ketë një mundësi të menjëhershme për hakmarrje me një revansh të planifikuar më vonë këtë vit.

“Unë besoj se ai fitoi disa nga raundet, por unë fitova shumicën,” tha Fury.

“Ishte një nga vendimet më të vështira në boks. Do të kthehem.”

Usyk merr rripin WBC nga Fury, për ta shtuar në koleksionin e tij WBA, WBO dhe IBF.

37-vjeçari mbetet i pamposhtur dhe është boksieri i parë në pothuajse 25 vjet që qëndron si kampioni i vetëm i botës në peshën e rëndë.

“Faleminderit shumë për ekipin tim. Është një mundësi e madhe për familjen time, për mua, për vendin tim. Është një kohë e mrekullueshme, është një ditë e mrekullueshme,” tha Usyk.

AlbaniaWeb.net