Thu, Nov 28, 2024

Roberti flet për emigrimin në Greqi:U arrestova pasi u përplasa me priftin

  • PublishedMay 19, 2024

Robert Aliaj Dragoti ka folur për herë të parë për jetën e tij si emigrant në Greqi. Ai tha se jetoi në shtetin fqinj për 6 vite, por gjatë kohës që ishte atje u arrestua dhe kjo bëri që të largohej nga Greqia.

Siç tregoi, ai u arrestua pasi u “përplas” me një prift grek.

Ai tha se u ftua për një intervistë dhe në studio ndodhej dhe prifti, me të cilin debatoi. Fermeri tha se ky i fundit, i foli me një gjuhë diskriminuese, gjë që dërgoi në një konflikt mes tyre.

“Kam jetuar gati 6 vjet në Greqi, ia kam kaluar shumë mirë. Kam pas lidhje të mira shoqërore, deri sa më ftuan në një emision televiziv. U ftova për intervistë, ku në studio ndodhej edhe një prift, i cili denigroi gjatë intervistës. Më foli në një gjuhë shumë raciste, me një diskriminim të pastër. I thashë ti je prift je “njeri i Zotit”, ti predikon paqe, por po flet me urrejtje, ti nuk je “anti-shqiptar”, por “anti-grek”. Ishte një përplasje shumë e madhe dhe pasi mbarova intervistën u arrestova. Videoja nuk ekziston më sepse bëhet fjalë për vitet 1994, por ishte një intervistë që bëri bujë në ato kohë, u pa nga shumë shqiptarë që jetonin në Greqi”, tregoi Roberti.