Thu, Nov 28, 2024

Helikopteri me të cilin po udhëtonte u zhduk, publikohen pamjet e presidentit iranian përpara incidentit

  • PublishedMay 19, 2024

Janë publikuar pamjet e presidentit të Iranit, përpara se helikopteri me të cilin udhëtonte të zhdukej.

Ai shihet i qetë, teksa është me ekipin e tij shoqërues, pjesë e së cilës ishte edhe ministri i Jashtëm. (Klikoni për të parë videon)

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur së bashku me helikopterin e tij, për shkak të motit të keq.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për të gjetur liderin e tyre, ndërsa së bashku me të ka qenë edhe ministri i Jashtëm.

Zyrtarët njoftuan se shiu i dendur dhe mjegulla e kanë vështirësuar punën. Dy prej helikopterëve të tjerë që shoqëronin 63-vjeçarin janë ulur në mënyrë të sigurt në destianacion.

Mediat shtetërore, të cilat e konsiderojnë një aksident, raportojnë ndër të tjera se helikopteri është dashur të bëjë një “ulje të vështirë” për shkak të motit.

Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga kufiri me Azerbajxhanin, ku inauguroi një digë së bashku me homologun e tij.

Ahmad Alirezabeigi, një deputet iranian për qytetin e Tabrizit, deklaroi se punonjësit e shpëtimit emergjent nuk e kanë gjetur ende vendndodhjen e helikopterit që mbante presidentin


AlbaniaWeb.net