Wed, Nov 27, 2024

Cila ishte këshilla që Donaldi i dha Romeos para se të futej në “BBV3”?

  • PublishedMay 19, 2024

Gjatë intervistës së tij të dhënë për “Big Brother Live nga Shtëpia” përveç romancës me Heidin, planet që ka kur të dalë jashtë shtëpisë, Romeo është rrëfyer dhe për porositë që i ka lënë Donaldi dhe këshillat që i ka thënë.

Banori shprehet se nuk i ka thënë asgjë tjetër veçse “duhet vetëm ta provosh që ta kuptosh ndjesinë.”

Pjesë nga intervista:

Elona: A nuk të mësoi Donaldi, nuk të tregoi se si është të jesh në Big Brother?

Romeo:  Do të të mësoj vetë ajo gjë më tha… këtu i meson vetë të gjitha. Më thoshte duhet ta provosh se nuk ta shpjegoj ndjesinë… Këtu veçse të kalitet durimi, dua të them që jam një tjetër unë.

Na thuaj ndonjë këshillë tjetër që të ka thënë Donaldi?

Romeo: Donali është fenomeni i një formati të tillë. Më ka thënë do vijë një moment që do harrosh, zërat dhe fytyrat e familjarëve,,, mendoja se do e takoja… për mua ka qenë e vështirë të luftoja pa atë në të gjitha sfidat. Ne jashtë i kemi kaluar bashkë. Brenda ka qenë e vështirë të përballesha pa atë. Sapo ta takoj e vetmja pikëpyetje është nëse kam bërë ndonjë gabim…