Mbledhje urgjente e qeverisë në Iran. Në karrigen e zbrazët të presidentit të vdekur Ebrahim Raisi është vendosur një…
Pas vdekjes së presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm të vendit nga rrëzimi i helikopterit ku ata udhëtonin, qeveria e Iranit ka organizuar një “takim urgjent” ditën e sotme.
. Karrigia ku zakonisht ulet Raisi ishte e zbrazët dhe ishte e mbështjellë me një brez të zi në kujtim të presidentit, sipas një fotoje të shpërndarë nga lajmet shtetërore.
Koha dhe detajet e një kortezhi zie do të shpallen në të ardhmen.
Mediat shtetërore iranianë po transmetojnë lutjet islame ndërmjet edicioneve të lajmeve pas njoftimit se Presidenti Ebrahim Raisi dhe tetë të tjerë vdiqën pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit.
Tregu i aksioneve iraniane u mbyll gjithashtu të hënën, sipas gazetës gjysmë-zyrtare të Iranit Tasnim News, e cila citoi një anëtar të bordit të drejtorëve të bursës.
AlbaniaWeb.net