E kapur për dore me Yllin, çfarë po paralajmëron Dafina?
Dyshja e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani, siç duket do të bëhen përsëri bashkë për një duet të rradhës.
Dyshimet janë ngritur para pak kohësh teksa të dy artistët publikuan në llogaritë personale të Instagramit, dy foto të ndryshme me mbishkrimin “Jom ka du me t’pa”.
Sakaq ditën e sotme, Dafina ka postuar në Instagram-in e saj një fotografi teksa shfaq veten të kapur për dore me Yll Limanin dhe shkruan “🤫”.
Siç duket dyshja është duke u përgatitur për realizimin e videoklipit të një projekti të ri që me siguri do të jetë flakë ashtu sikurse dhe dy projektet e tyre muzikore të realizuar më parë, “Mos Shko” dhe “Kaje”.