Sun, Nov 24, 2024

Titulli i parë, skuadra shqiptare shkruan historinë, festë e madhe në Malin e Zi

  • PublishedMay 20, 2024

Skuadra shqiptare e Deçiçit të Tuzit ka shkruar historinë, pasi  shpallet për herë të parë kampione në elitën e futbollit malazez. Djemtë e trajnerit Milorad Pekoviç, siguruan titullin kampion në javën e parafundit, teksa mposhtën Sutjeskan në transfertë me rezultatin 0-1, duke hapur një faqe të re në futbollin malazez. 

Deçiç triumfoi me rezultatin 0-1 në sfidën e sotme, duke iu falur golit të Bozoviç në minutën e 35-të. Edhe pse skuadra shqiptare, luajti prej minutën e 39-të, me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Leon Ujkat, ata arritën ta menaxhonin mjaft mirë këtë avantazh, duke vulosur në fund këtë sukses historik dhe mëse të merituar.  

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net