U largua nga Brighton, De Zerbi ka një dëshirë: Dua të qëndroj në Premier League
Tekniku Robrto De Zerbi është larguar nga Brighton, një vendim i ardhur 48 orë pas ndeshjes së fundit në Premier League kundër Manchester United.
“Kam kaluar intensivisht 24-48 orët e fundit. Nuk kemi gjetur marrëveshjen e duhur për të ecur përpara, për të qëndruar bashkë. Futbolli është jeta ime dhe nuk mund ta ndryshoj pasionin tim.
Shpresoj të punoj sërish në Premier League. Nuk e di ku dhe kur. Por ishte një nder të punoja në Premier League” – tha trajneri i njohur italian.
(J.S/)