“Paratë e krimit gjenerohen nga bastet”, gazetari: Pse nuk mori pjesë Operacionalja? Karamuço: Do hapet kutia e pandorës…
Gazetari Julian Kasapi, i ftuar në “Top Story” ka ngritur pyetjen sepse ‘Operacionalja’ nuk mori pjesë në operacion, por RENEA.
Kasapi tha se lidhje krim-policia po del hapur ndërsa në Lezhë tha ai, del se edhe politika është e lidhur me krimin. Gazetari tha se paratë, bota e krimit i siguron nga bastet dhe droga.
“Pikë së pari për të ngritur pikëpyetjen, pse nuk ishte asnjë efektiv i operacionales por RENEA. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në operacione të tilla mos të jetë Operaconalja. Duke parë këto grupet, grupi Martinaj gjeneron baste, trafiku i lëndëve narkotike. Rrethi vijon me vrasje, bastet kanë gjeneruar shumë para. Grupi Ndoka është për hakmarrje dhe kultivim droge, Grupi Duka, Shullazi që përfundoi në 41 bis. Grupi Avdylaj dhe Reçi, të gjitha këto janë të lidhur me bastet dhe trafikun e narkotikëve. Kunati Arben Ndokës bën dhe trafik narkotikësh për të eliminuar Durim dhe Valter Bamin. Lidhja krim-polici që del haptazi, Lezha tregon që edhe politika është e lidhur më krimin. Këto grupe gjenerojnë para përmes basteve. Si gjenden 500 mijë euro? Shumë e thjeshtë, trafiku i narkotikëve.”-u shpreh Julian Kasapi.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço shtoi se një server që ruhet në SPAK, do të hapë një ‘kuti pandore’.
“Mafia e tokave, lojërat e fateve dhe e drogës. Janë tre ccështjeve dhe duhet të fillohej nga mafia e tokës. Aty janë dy grupe kriminale që mungojë. Nëse serverat që janë në SPAK do të hapen, kush politikan ka hyrë ka vizituar shtëpitë e tyre. Do hapë një kuti pandore ai serveri”-u shpreh Karamuço.
AlbaniaWeb.net