Tue, Nov 26, 2024

“Arben Ndoka iku një ditë para operacionit të SPAK”, gazetarët japin detaje: Nuk pritën duarkryq, i keni në Dubai! TIMS thotë se nga Shqipëria kanë dalë…

  • PublishedMay 20, 2024

Gazetari Flamur Veizi dhe gazetarja Anila Hoxha, duke folur për dosjen e SPAK “Metamorfoza 2” thanë se shumica e grupeve kriminale janë jashtë shtetit, kryesisht në Dubai.

Ndër të tjera, Veizi tregon se ish-deputeti i PS Arben Ndoka është larguar një ditë para megaoperacionit të SPAK.

“Mbi 40% e grupeve kriminale në Shqipëri janë shpallur në kërkim, të gjithë kanë ikur në Dubai. Arben Ndoka një ditë para operacionit ka ikur nga Shqipëria”, thotë ai.

Hoxha gjithashtu konfirmon largimin e tyre, por pa përcaktuar një periudhë kohore.

“TIMS thotë që nga Shqipëria kanë dalë 13 persona, por nuk ka periudhë kohore. Ish-deputeti Ndoka, nuk ka pritur duarkryq policinë apo fletëarrestin, ka emra të veçuar që përmenden. Edhe marrja e informacionit nga sistemi i KLGJ, që nuk janë bërë ende publike, por me përmasat e një skandali”, tha Anila Hoxha.


AlbaniaWeb.net