U largua pak kohë më parë, ja cili konkurrent u rikthye përsëri në garë
Në një sondazh të hapur në website e “Vizion Plus” se kë nga ish-fermerët publiku dëshironte të zgjidhte për t’u bërë përsëri pjesë e formatit të “Ferma VIP”, rezultoi që Dijonis Biba të kishte më tepër vota.
Ai u bë përsëri pjesë e fermës në spektaklin e djeshëm, duke dalë kështu fitues nga 8 ish-fermerët që u vendosën për t’u votuar nga publiku.
Rikujtojmë që rrugëtimi i Dijonisit në “Ferma VIP” mbaroi pak kohë më parë, teksa ai u largua prej formatit me dëshirë të plotë.
Mirëpo siç duket, Dijonisi ka qenë “i përgjumur” ashtu sikurse e deklaroi me shaka pas daljes nga ferma dhe tani është përsëri gati për të nisur dhe njëherë rrugëtimin e tij në fermë.