Mon, Nov 25, 2024

Besimi tek institucionet politike pëson sërish rënie në Shqipëri

  • PublishedMay 21, 2024

Presidenti i Republikës, duket se zhgënjeu shqiptarët me sjelljen e tij institucionale gjatë vitit të kaluar, pasi një pjesë e qytetarëve patën shprehur besim kur ai mori detyrën në vitin 2022, i zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga votat e Partisë Socialiste.

Një vrojtim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim zbulon se besimi i shqiptarëve te institucioni i presidentit ra nga 41 në 35%, gjë që ka gjasa është rrjedhojë e qëndrimit akomodues të presidentit me maxhorancën që e zgjodhi atë. Besimi i shqiptarëve te Begaj është gjithsesi dukshëm më i lartë nga sa ata kishin te presidenti i mëparshëm , i cili, në fund të mandatit të tij, pëlqehej nga vetëm 24% e qytetarëve të anketuar.

Rënia e besimit te presidenti duket se është pjesë e një tendence të rënies së besimit më gjerësisht në shumicën e institucioneve politike në vend. Partitë politike mbajtën pozicioninin e institucioneve në të cilat shqiptarët kanë më pak besim, krahas prokurorisë, gjykatave, parlamentit dhe presidentit. Besimi te qendrore mbeti e pandryshuar gjatë vitit të kaluar, ndërsa besimi te pushteti vendor pësoi rritje, vërehet nga të dhënat e anketës.

gëzoi besimin e 60% të shqiptarëve gjatë vitit 2023, me një rritje të konsiderueshme nga 50% që ishte në vitin 2022. Krijuar në fund të vitit 2019, SPAK pati një nisje të ngadaltë para se të shënonte disa goditje të forta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit pas gjysmës së dytë të vitit të kaluar.

Në total, 81% e shqiptarëve ose më shumë se katër në çdo pesë qytetarë të pyetur, mendojnë se është “i përhapur” ose “shumë i përhapur” ndërsa perceptimi i korrupsionit është përkeqësuar më tej gjatë vitit të kaluar.

Dhe një e treta e qytetarëve që kanë marrë një shërbim publik nga qeveria qendrore apo vendore, raportuan se kanë paguar ryshfet. Në gati 58% të rasteve, qytetarët raportuan se ishin të detyruar të paguanin ryshfet sepse “ia kërkuan” ndërsa vetëm 15% thanë se e kishin paguar në formën e bakshishit për shërbimin e marrë. Prania e gjithëpërhapur e korrupsionit duket se shtyn pjesën më të madhe të qytetarëve të mos kenë besim se ai luftohet. Pavarësisht vlerësimit të lartë për SPAK, vetëm 34% e qytetarëve kanë besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të lartë.

Koordinatori Kombëtar Antikorrupsion, institucioni me të cilin qeveria e kryeministrit Edi Rama thotë se e lufton korrupsionin, është institucioni që gëzon më pak besimin e qytetarëve mes institucioneve që merren me luftën kundër korrupsionit. Një vlerësim i ulët jepet edhe për ILDKPKI-në, institucionin që duhet të vërejë rastet e pasurisë së pajustifikuar apo konfliktet e interesit mes zyrtarëve të lartë.