Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës të mërkurën më 22 maj në Dublin
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës të mërkurën më datë 22 maj në Dublin, Republika e Irlandës. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet para finales së Europa League, Atalanta – Bayer Leverkusen që do të luhet në të njëjtën ditë në stadiumin “Aviva Stadium” (Dublin), në ora 21:00.
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të diskutohen disa çështje kryesore:
Kompeticionet e UEFA-s, do të vendoset ku do të zhvillohen finalet për vitin 2026 dhe 2027
Procedura e shortit për finalet e “UEFA EURO 2025” për vajza
Rregullorja e kompeticioneve të UEFA-s për grupmoshat U-17 dhe U-19 djem 2024/25
Rregullorja e kompeticioneve të UEFA-s për grupmoshat U-17 dhe U-19 vajza 2024/2025
Rregullorja e Kampionatit Europian të Futsallës U-19 2024/2025
Rregullorja e “UEFA Super Cup” 2024/25
Raportet e Komitetit të UEFA-s