“Pse sajon?” Zbardhet dëshmia e babait që akuzohet se abuzonte seksualisht me vajzën e tij. Nëna u informua nga psikologia, por…
Është zbardhur dëshmia e babait, i cili abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Babai 48-vjeçarit, Bledar Rako, ndërsa është arrestuar pas denoncimit të 15-vjeçares, vazhdon të mohojë akuzën e së bijës për abuzim seksual. “Si mund ta bëj këtë?! Nuk e di pse e sajon”, është shprehur ai, siç raporton gazetarja e TCH, Vali Qyrfyçi.
Nga ana tjetër nëna e adoleshentes ka deklaruar se është vënë në dijeni nga psikologia e shkollës dhe se nuk ka dyshuar asnjëherë. Psikologia është personi që ka zbuluar abuzimin seksual gjatë një bisede me të miturën dhe me të marrë njoftim prej saj, policia e Kavajës është vënë në lëvizje dhe ka bërë ndalimin e tij. E mitura ka deklaruar se ka qenë e abuzuar herë pas here gjatë 4 viteve të fundit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rastit.
AlbaniaWeb.net