Tue, Nov 26, 2024

Sejko i shmanget përgjegjësisë për skemën e mashtrimit me mikrokreditë

  • PublishedMay 21, 2024

Guvernatori u thirr në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat me kërkesë të deputetëve të opozitës, ku mohoi përgjegjësitë e tij për skandalin e mikrokredive.

Një hetim administrativ i kryer nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2020, zbuloi se rreth 17 mijë individë ishin dëmtuar me penalitete të padrejta, sekuestrim pronash si dhe shkelje të procedurave përmbarimore dhe se në skemën e mbledhjes së detyrimeve ishte përfshirë shoqëria ‘‘ si dhe një grup zyrash private të përmbarimit, noterë dhe shoqëri të tjera të lidhura me të.

Ndërkohë, një hetim i kryer nga vlerësoi se përgjegjësitë mund të shtrihen deri te dhe guvernatori i saj për masa të vonuara ose të papërshtatshme për të frenuar këtë skemë.

Sejko iu referua disa herë Ministrisë së Drejtësisë dhe sistemit të përmbarimit apo gjykatave, si aktorë të përfshirë në procesin e mbledhjes së detyrimeve për kreditë e këqija, madje edhe prokurorisë se nuk i kishte informacion për dyshimet për “mashtrimin financiar”.

Guvernatori pretendoi se kishte marrë masa të njëpasnjëshme me synim mbrojtjen e konsumatorit që nga konstatimi i problematikës, por se ajo që po ndodhte me klientët ishte jashtë kompetencave të tij.

Sipas tij, BSH kishte bërë ekspertizën dhe kishte konstatuar probleme me risk të lartë tek shoqëria Micro Credit Albania (MCA) në vitin 2020, dhe ishin marrë masa rregullatore, si detyrimi i penaliteteve të mos ishte më i madh se 30 për qind e shumës së marrë si kredi.

Por, ai pranoi MCA nuk i kishte zbatuar masat e lëna dhe BSH dy vite më pas kishte vendosur pezullimin e liçencës.

“Mos më kërkoni mua llogari për përmbarimin e gjyqësorin”, tha ai, duke shtuar se klientët janë cenuar nga procedurat përmbarimore.

Sejko tha se masat e tij kishin qenë rregullatore, madje dhe ekstraligjore, siç ishte rasti i masës për kufizimin e penalitetit me 30%, për të cilën iu kërkoi deputetëve që ta sanksiononin në ligj.

I pyetur se pse nuk kishte ndërmarrë menjëherë masën e revokimit të liçencës, ai tha se  “niveli i 4 i rriskut nuk nënkupton revokim të menjëhershëm të liçencës, por plan masash” dhe se kjo gjë do të dëmtonte konsumatorin.

“Ne vendosëm pezullim të liçencës dhe të mos blinte portofole të reja dhe vumë re që kishte devijanca”, tha Sejko, ndërsa shtoi se kjo masë u mor që të mos i linin klientët në “dorën e përmbaruesve”.

“Problemi nuk shuhej me revokim të liçencës”, sugjeroi ai.

Sejko pranoi se situata po ekzaminohet dhe në shoqërinë “Final”, e cila sipas tij duket se ka të njëjtën problematikë, por edhe në këtë shoqëri ashtu si në rastin e MCA klientët ishin tashmë në fazën përmbarimore.

Ndërsa deputetët e mazhorancës bënë pyetje për të adresuar zgjidhjet ligjore ose për të kuptuar problematikën, deputetë nga opozita e vunë Sejkon përballë akuzave për moskryerjen e detyrës së tij për menaxhimin e situatës.

Deputeti e akuzoi Sejkon se kishte lejuar MCA të vepronte në paligjshmëri duke bërë që të krijoheshin kushtet për një mashtrim financiar në nivele të larta.

“Në të njëjtin subjekt ju keni përqendruar veprimtarinë e mikrokredisë, blerjen e kredive të këqija, dhe aty pastaj kanë futur dhe përmbaruesin dhe kjo ka krijuar kushtet që të ndodhë ky mashtrim financiar që ka kapur peng 100 mijë qytetarë shqiptarë sot”, iu drejtua ai Sejkos.

Shehaj e pyeti guvernatorin se pse ai nuk revokoi liçencën menjëherë pasi ët e tij konstatuan se MCA ishte me rrezikshmëri maksimale dhe se aty po kryhej një mashtrim financiar. “Ju e latë edhe 4 vjet që ky aktivitet kriminal të vijonte”, akuzoi ai.

Por guvernatori i quajti opinione pyetjet e deputetit dhe tha se ai kishte zbatuar të gjitha detyrimet e tij ligjore dhe rregullative.

“Mashtrim financiar nuk e them dot unë, e thotë dhe unë pres të ma thotë prokuroria”, duke iu referuar një shkrese të 2022 me të cilën ai tha se ka kërkuar informacion nga organi hetimor.

“Kam marrë përgjigje se nuk ka pasur hetim financiar, megjithatë banka ka ndërmarrë masat e saj”, tha ai.

Në sqarimet e tij Sejko tha se MCA kishte blerë këto kredi të këqija edhe pse nuk kishte liçensë për këtë gjë që në fillim.

Sipas tij kjo nuk ishte antiligjore.

“Ishin në treg dhe vepronin në bazë të kodit civil,” tha ai. “Ne rregulluam tregun për ta quajtur produkt kredie që ta kishim brenda regjistrit të kredive”, shtoi Sejko.

Guvernatori iu referua një shifre 63 mijë për klientët aktualë që janë me kredi të këqija, ndërsa në rastin e MCA ai tha se janë 16 mijë, 90 për qind e të cilëve kanë marrë një vendim gjykate ose janë në proces përmbarimor.