Tue, Nov 26, 2024

“Balada dhe klipe me vajza”/ A është xheloze Sara Gjordeni për Bardhin?

  • PublishedMay 21, 2024

Sara Gjordeni ka ndarë pak kohë këtë pasdite me ndjekësit e saj në “Instagram” të cilët kanë shprehur interes të dinë më shumë për lidhjen e saj me Bardhin, të cilët tashmë kanë nisur dhe bashkëjetesën në apartamentin e ri dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në një pyetje lidhur me karrierën e Bardhit tani që pret të bëhet baba, Sara thotë se ajo nuk do t’i bëhet kurrë pengesë që ai të punojë për atë që do më shumë. Madje ndër rreshta, ish-banorja tha se nuk është nga ato partnere që bëhet xheloze dhe Bardhi mund të bëjë lirshëm videoklipe me vajza të tjera.

Pyetja e ndjekësit: A do bëjë Bardhi më balada tani që është i lidhur me ty dhe do bëhet baba?

Sara: Bardhi ka liri totale artistike prej meje. Nuk ka asnjë lidhje statusi i tij me kreativitetin në atë që ai bën për pasion dhe punë. Nuk jam nga këto vajzat që se lë të shkruajë tekste të ndjera apo të xhirojë videoklipe me vajza të tjëra rrotull.