Në kërkim të një trajneri, në Mynih del edhe emri i Vincent Kompany, palët vendosin kontaktet e para
Pasi mbyllën një sezon pa trofe, në shtëpinë e Bayern Munich po punojë prej kohësh për të gjetur një pasues për Thomas Tuchel. Ndryshe nga se pritej, drejtuesit e Bayern po hasin shumë vështirësi për të gjetur një emër në lartësinë e klubit.
Së fundmi, sipas Sky Sport, në skenë ka dalë edhe emri i Vincent Kompany, trajneri aktual i Burnley.
Sipas të përditshmes sportive, tekniku belg dhe drejtuesit e Bayern kanë vendosur kontaktet e para ndërmjet tyre.
()