Lojtari i Leverkusen: Arritje të mahnitshme deri tani, kjo skuadër nuk ndalet
Amine Adli, lojtari i Leverkusen foli për mediat në prag të finales së Europa League ndaj Atalantës.
“Ndjenjë e çuditshme. Askush prej nesh nuk e mban mend se si është të humbësh një ndeshje dhe si duhet të reagosh më pas. E kemi harruar plotësisht atë ndjesi.
Fituam titullin pa u mposhtur, një arritje e mahnitshme, por do të jetë tepër e dhimbshme për ne nëse humbasim finalet me Atalantën dhe Kaiserslautern.
Disa nga sekretet tona janë qetësia që kemi dhe alegria e atmosfera e shkëlqyer në dhomat e zhveshjes. Të gjithë djemtë janë të këndshëm në stilin e tyre, sidomos Frimpong. Ai na shkrin gazit, ka raste kur bën për të qeshur edhe trajnerin.
Xabi Alonso? Shumë i zgjuar. Trajneri më njeh shumë mirë, i ka të qarta cilësitë dhe dobësitë e mia. Ai e di që unë kam shumë energji. Ka raste kur duhet të shtysh në maksimum, por duhet të të jesh edhe i qetë.
Kam mësuar shumë gjëra nga trajneri, sidomos sa i përket pozicionimit dhe qëndrimit tim në fushë. Gjithashtu jam përmirësuar me të në aspektin e leximit të lojës.
Jemi një grup i mirë djemsh. Të gjithë janë gati të ndihmojnë njëri-tjetrin. Duam të zgjasim sa më gjatë këtë ndjenjën e pathyeshmërisë. Jemi të lumtur, kënaqësi të takohesh çdo ditë me miqtë dhe shokët e tu”, – tha ai.