Wed, Nov 27, 2024

U largua papritur gjatë vizitës në Tiranë dhe nuk arriti ta takonte, Begaj telefonatë me Cameron: Mirënjohës në mbështetjen e luftës kundër krimit dhe korrupsionit

  • PublishedMay 22, 2024

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron, pasi nuk arriti ta takonte gjatë vizitës së tij në Tiranë.

”Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, shkruan Begaj.


AlbaniaWeb.net