Wed, Nov 27, 2024

Vllaznia, me ndryshime në sfidën që luhet për… asgjë

  • PublishedMay 22, 2024

Ndeshja për vendin e 3-të me Skënderbeun nuk është se intrigon shumë as Vllazninë dhe as tifozët e saj. Kjo ndeshje, që luhet të premten në “Air Albania” nuk ka asnjë vlerë sportive, sepse kuqeblutë e kanë siguruar Europën.

Në lojë është vetëm prestigji dhe shkodranët do të bëjnë edhe një sforco për ta mbyllur këtë sezon si skuadra e vendit të tretë. Dënimi i Skënderbeut e ka zhvlerësuar “finale e vogël”, që në teori do të vendoste shumë. Vllaznia ritakohet me Skënderbeun pas një kohe të shkurtër, pasi dy skuadrat u ndeshën në javën e fundit të kampionatit në Shkodër. Kuqeblutë dolën në fushë me të rinjtë dhe pësuan 5 gola, këtë herë situata mund të ndryshojë, por në fund rezultati nuk vlen aspak. Edhe tifozët nuk kanë interes dhe prania e tyre mendohet të jetë e ulët. Vllaznia pritet të “kursejë” të premten lojtarët që janë konsumuar më shumë gjatë sezonit për t’u dhënë mundësinë të luajnë më të rinjve.

AlbaniaWeb.net