Wed, Nov 27, 2024

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Votimi elektronik në distancë me pikëpyetje, varianti më potencial mbetet ai me postë

  • PublishedMay 22, 2024

Grupi i dialogut zhvilloi një mbledhje këtë të mërkurë në Kuvend për Reformën Zgjedhore.

KQZ prezantoi propozimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për regjistrimin dhe votimin e Diasporës. Në propozimin e KQZ, theksohet se votimi nga jashtë duhet të zhvillohet disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas mbledhjes tha se votimi elektronik ka shumë pikëpyetje, prandaj sipas tij varianti me më potencial është ai me postë.

Damian Gjiknuri: KQZ bëri një propozim teknik ku ka futur shumë elemente të votimit elektronik. Votimi elektronik në distancë ka shumë pikëpyetje nga pikëpamja e integritetit. Nëse do shkohet në votimin elektronik në gjithë Shqipërinë, kjo është një çështje tjetër, siç dhe eksperienca ndërkombëtare sugjeron, votimi elektronik do bëhet pjesor. Varianti më i ndjeshëm dhe potencial mbetet variant i votimit me postë”, tha ai.

 


AlbaniaWeb.net