Mon, Nov 25, 2024

FOTO/ Italia në festë, mediat shijojnë kryeveprën e Atalantas, tifozët e “djegin” në Bergamo (VIDEO)

  • PublishedMay 23, 2024

Atalanta vë në jetë një mrekulli të vërtetë, për herë të parë në histori fiton një trofe evropian, fiton Europa League, duke thyer në finale të pamposhturit e Bayer Leverkusen. Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti ngriti në qiellin e Dublinit këtë trofe unik për ekipin italian, një arritje e madh edhe për futbollin shqiptar, të shihje Gjimshitin me trofeun në duar ishte një kënaqësi e veçantë.

Pas 51 ndeshjesh, Leverkusen bie më në fund, por bie pikërisht atëherë kur nuk duhej,  por ky fakt nuk e zbeh aspak atë që Xhaka me shokë kanë bërë këtë sezon. Në këtë finale kishte një protagonist absolut, Lookman, me sulmuesin nigerian që zhvilloi ndeshjen e jetës duke realizuar një “tripletë” golash.

Atalanta nuk e diskutoi për asnjë moment suksesin në finale, duke marrë menjëherë kontrollin e lojës, ndërsa në minutën e 12-të, Lookman me shumë zgjuari, përfitoi nga një top në zonë duke dërguar bergamaskët në avantazh. Në të 26-të, nigeriani ishte spektakokar, ku me një goditje të bukur nga jashtë zonë dyfishoi shifrat. Leverkusen e kishte të vështirë të rikthehej në lojë, ndërsa për të “vrarë” sfidën mendoi sërish Lookman që me një “predhë” të vërtetë brenda në zonë trefishoi shifrat duke i dhuruar Atalantës trofeun e Europa League. Me Kupën në duar, Gjimshiti dërgoi në delir popullin bergamasak.

Ky sukses i Atalantas u festua në të gjithë Italinë, festuan mediat, por mbi të gjithë u festa gjatë në rrugët e Bergamos.

Ky është vetëm fillimi pasi Atalanta në ka lojë edhe dy trofe të tjerë, finalen e Superkupës kundër fituesit të Champions League dhe Uefa-Conmebol Club Challenge ku do të përballet me fituesit e Kupës në Amerikën jugore.

()

AlbaniaWeb.net