Sun, Nov 24, 2024

Urdhërarreste për agjentët e mikrokreditit, akuzohen për vjedhje

  • PublishedMay 23, 2024

Nëntë persona u vendosën në masë sigurie arrest me burg apo arrest shtëpie të enjten nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtëshme apo të paluajtëshme. Prokurorët thonë se kanë identifikuar raste kur agjencitë përmbarimore të dyshuara kanë lëshuar urdhër bllokimi për pronat e qytetarëve që nuk kanë marrë kurrë kredi.

“Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga , dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA. Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera,” deklaroi prokuroria në një njoftim për shtyp.

Kompania MCA Albania, e cila u bë simbol i një tregu spekulantësh të shit-blerjes së kredive të këqija përgjatë dekadës së fundit, në rastin nën hetim bleu gati 4 mijë kredi të pashlyera nga banka Procredit me vlerë totale prej 7.3 milionë eurosh. Ajo përdori shtrëngimin përmes bllokimit të pronave për të detyruar debitorët e falimentuar që të merrnin kredi të reja po te e njëjta kompani për të shlyer të vjetrën, duke krijuar një zinxhir zhvatës.

Praktika e bllokimit të pasurisë së paluajtëshme të një kredimarrësi kredie pa kolateral, e cila është zbatuar nga përmbarimorët, por edhe nga gjykatat, duket se bie ndesh me vetë themelin e kredimarrjes pa kolateral dhe del nga kontrata e huasë. Në botën e bankingut, kreditë me kolateral mbartin interesa të ulëta dhe në rast se huamarrësi nuk e shlyen kredinë, kredidhënësi merr pronën e lënë në kolateral dhe e nxjerr atë në shitje për të shlyer detyrimin kontraktor. Nga ana tjetër, kreditë pa kolateral në mënyrë tipike kanë interesa shumë më të larta pikërisht për shkak se banka nuk ka garanci për shlyerjen e saj. Rrjedhimisht urdhrat e bllokimit të pasurive të kredimarrësve pa kolateral të falimentuar dukshëm bie ndesh me konceptin themelor të kredidhënies pa kolateral.

Prokurorët dyshojnë gjithashtu që llogaritjet e kamatëvonesave të debitorëve bëheshin në mënyrë mashtruese.

“Këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘‘ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 lekë,” vërejnë prokurorët.

“Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi”, vëren prokuroria.

ka shpallur moskompetencë dhe ka dërguar në SPAK për hetime të mëtejshme përgjegjësinë e mundshme penale të zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, përfshirë guvernatorin , i cili dyshohet se nuk ka vepruar në kohë për të ndaluar abuzimet e MCA. Sipas prokurorëve, Sejko ka dërguar grup inspektimi te MCA në vitin 2020 ndërsa ka ndërmarrë masa për bllokimin e pjesshëm të aktivitetit të saj vetëm dy vjet pasi inspektorët e BSH  kishin vërejtur probleme në administrimin e kompanisë.

Sejko, i cili u thirr për pyetje në parlament në lidhje me këtë çështje, e konsideroi problemin si një çështje ligjore jashtë fuqisë vendimmarrëse të Bankës së Shqipërisë dhe sugjeroi që kuvendi të ndërmarrë ndryshime ligjore për të mbikëqyrur më mirë tregun e përmbaruesve gjyqësorë privat.

Lexo më shumë: