Mon, Nov 25, 2024

Kuvendi miraton të hënën rezolutën anti-korrupsion, Çuçi: Duam gjithëpërfshirje! Gazment Bardhi mungon në Konferencën e Kryetarëve

  • PublishedMay 23, 2024

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë në Kuvend të draft-rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Për shqyrtimin e këtij propozimi tha Çuçi do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shpjegoi pse është e domosdoshme miratimi i rezolutës dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm.

Çuçi theksoi se s’ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

“Nuk mund ta bëjë qeveria këtë gjë prandaj po marrim një iniciativë të tillë në Parlament. Qeveria është një nga institucionet që do të raportojë për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. S’ka asnjë merak për mbivendosje kompetencash nga Këshilli i Integrimit Europian apo komisionet e tjera. Procesi Screenig është burimi kryesor që na çon në marrjen e kësaj iniciative duke e shpallur prioritet luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Padiskutim që mazhoranca ka barrën kryesore sepse i është deleguar sovraniteti nga qytetarët, por ne kemi kërkuar gjithëpërfshirje në Parlament për ta udhëhequr këtë iniciativë”, deklaroi Çuçi.

Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend.  Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funskione nga KKIE dhe pa asnjë argument.

Tabaku: Rezoluta juaj nuk ka info për procesin qe do ndjekë. Nuk kemi asnjë info se ccfarë do ndodhë me këtë komision të posaçëm se çfarë funksionesh do i merren komisioneve permanente dhe gjithashtu edhe KKIE. Keni bllokuar KKIE me vullnet për të penguar dakordësinë që kemi pasur për krijimin e këtij institucioni dhe bllokuar punën e këtij institucioni me vetëdije. Kështu doni t’i merrni atributet që i cakton ligji miratuar bashkarisht KKIE? Tabaku: Ne e kemi të shenjtë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë sidomos SPAK. Ne nuk kemi asnjë siguri që do ruhen këto pavarësi institucionale nga ky komision. Mungesa e kësaj sigurie na bën të jemi skeptikë duke parë punën tuaj. Tabaku: Parlamenti ka dhe 5 muaj punë dhe nuk mund të themi që qeverisë i lindi vullneti politik për të luftuar korrupsionin pas 3 mandateve në qeveri me thellim korrupsioni. Parlamenti ka kaluar ligje për interesa specialë me votën e mazhorancës dhe kjo rezolutë nuk i zhbën këto ligje speciale dhe votat e mazhorancës për to. Tabaku: Lufta kundër korrupsionit duhet të ketë dakordësi dhe ka një bazë nga ku mund të niset. Rezoluta nuk mund të jetë një përpjekje për të hequr të drejtat e opozitës.

Dseputeti demokrat, Gazment Bardhi nuk ishte pjesë e mbledhjes, për shkak të një agjende jashtë vendit.


AlbaniaWeb.net