ZYRTARE/ Thiago Motta nuk rinovon me Bologna-n, tani e presin në Torino
Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Thiago Motta nuk është më trajner i Bologna-s. Me anë të një reagimi në faqen zyrtare, klubi italian njoftoi largimin e Motta-s në fund të këtij sezoni:
“Këtë mëngjes, Thiago Motta i komunikoi klubit se nuk do të rinovojë kontratën e tij. Klubi i Bologna-s pranon vendimin e tij dhe e falënderon për punën e shkëlqyer që ka bërë, i urojmë fat në karrierën e tij”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Motta largohet nga Bologna pasi i dhuroi ekipit një biletë historike për në Champions League. Thiago Motta pritet të marrë tani drejtimin e Juventus, klub me të cilin ka gjetur prej kohësh akordin total.
()