“Ne sot abstenuam, nuk e votuam rezolutën”, Tabaku pas Konferencës së Kryetarëve: Parlamenti sot s’ka nevojë të miratojë copa letre që dihet se ça fundi kanë
Deputetja demokrate Jorida Tabku tha se opozita nuk votoi pro projekt rezolutës së propozuar nga Partia Socialiste, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Ajo u shpreh se Parlamenti nuk ka nevojë për një rezolutë dhe të miratojë copa letre, që sipas Tabakut dihet se çfarë fundi kanë.
Tabaku: Deri më sot qeveria nuk e ka bërë këtë gjë. Ky është elementi i parë. Së dyti, janë dhe një pjesë e funksionit të kryetarëve që mazhoranca nuk mund t’i bëjë dot. Parlamenti sot nuk ka nevojë për një rezolutë dhe të miratojë copa letre që dihet se ça fundi kanë. Ça e pengonte mazhorancën qe deri atëherë t’i votonte? Ça e pengonte mazhorancën? Ne akoma jemi duke diskutuar për projektrezolutën, ndërsa për sa i përket komisionit nuk kemi akoma një qartësi.
Janë një sërë elementesh që lidhen me punën e Këshillit të Integrimit. Në rezolutën e Partisë Socialiste thuhet që reformat janë të pakthyeshme. Opozita është e tillë dhe për këtë është votuar, prandaj nuk e bën dot mazhoranca.
Ne sot abstenuam nuk e votuam rezolutën dhe në mbledhjen e radhës të ditës së hënë do të diskutohet. Keto ishin ato që unë ngrita dhe në mungesë të një debati. Kjo kërkon vullnet politik që ka qenë i vonuar nga mazhoranca.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë në Kuvend të draft-rezolutës për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
AlbaniaWeb.net