“Nuk më bëjnë përshtpypje kritikat, te Liverpool kam mësuar gjithçka”
Darwin Nunez e përfundoi sezonin 2023-2024 me 18 gola dhe 13 asiste në të gjitha garat. Një shifër që do të ishte e rëndësishme për çdo sulmues në Evropë por jo për uruguaianin, i cili ende nuk ka arritur të hyjë në zemrat e tifozëve të Liverpool.
Nunez, i intervistuar nga Canale 10 në vendlindje, deklaroi: “Që nga momenti kur filloni të luani deri në pension, është gjithmonë dikush që ju kritikon. Unë i shpërfill këto komente, sepse nuk më bëjnë asgjë. Nëse një ndeshje shkon keq, unë mbështetem te familja ime” – Tha ai.
(J.S/)