Temperatura deri në 31 gradë! Si do jetë moti për këtë të premte
Ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore 9 deri 26 °C
-në zonat e ulëta 12 deri 31°C
-në zonat bregdetare 14 deri 30 °C
AlbaniaWeb.net