Sat, Nov 30, 2024

Publikohet raporti i parë i Iranit për rrëzimin e Ebrahim Raisit: Nuk u gjetën plumba, por droni…

  • PublishedMay 24, 2024

Asnjë gjurmë plumbash nuk u gjet në trupin e helikopterit të presidentit të ndjerë iranian Ebrahim Raisi, i cili u rrëzua në fillim të kësaj jave, sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit.

“Nuk u gjetën gjurmë plumbash apo objektesh të ngjashme në trupin e helikopterit të rrëzuar”, thuhet në një deklaratë të kanalit televiziv IRIB.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit tha se po publikon gjetjet paraprake të hetimit për aksidentin fatal që i mori jetën presidentit dhe siç thekson “mund të thuhet me siguri se nuk ka pasur plumba”. Raporti përsëriti gjithashtu se mbetjet e helikopterit u gjetën duke përdorur dronët iranianë, duke hedhur poshtë pretendimin e Ankarasë se droni turk Akinci gjeti mbetjet

Arkivoli i Raishi u dërgua në Mashhad në Iranin verilindor pasi funeralit të tij i cili u mbajt në qytetin lindor të Birzad, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të bërë nderimet e tyre të fundit.

Një roje nderi qëndroi në vëmendje ndërsa avioni që mbante arkivolin e Raishit u ul në Mashhad, qytetin e tij, ku ai do të prehet në mauzoleumin me kupolë të artë të Imam Rezës, vendi më i shenjtë i Islamit në Iran, i nderuar nga myslimanët shiitë, varrezat ku prehet imami i shekullit të 9-të Ali al-Reza.

Raisi, 63 vjeç, shihej gjerësisht si një kandidat për të pasuar liderin suprem 85-vjeçar Ali Khamenei. Mohammad Mohber, i cili ishte nënkryetar i parë, ka marrë postin e presidentit të përkohshëm deri në zgjedhjet e 28 qershorit.

Tetë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit vdiqën pas rrëzimit të helikopterit në një zonë malore pranë kufirit me Azerbajxhanin.


AlbaniaWeb.net