“Drejtësia të mos i dorëzohet kërcënimeve të Greqisë”, Idrizi për arrestimin e Belerit: Kemi hyrë në një zonë të nxehtë. Ja arsyet që do ta dërgojmë në SPAK
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të mbajtura më 14 maj, dhe rezultatet me të cilat u përball opozita.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ai ka komentuar arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve.
Ai tha se Beleri as nuk duhej të lejohej të kandidonte, referuar situatës së krijuar prej tij në Himarë dhe të shkuarës së tij si ish i dënuar dhe pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë.
Idrizi shtoi se brenda javës së ardhshme do të dërgojnë në SPAK një tjetër çështje për Belerin, që shkon përtej krimit zgjedhor.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Si e patë arrestimin e Belerit?
Idrizi: Në mënyrë të përsëritur që nga tetori jam munduar të rris vëmendjen ndaj fenomenit.
Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. nëse do i referohemi Kodit Zgjdhr pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor. Nuk e prisja arrestimin, por është e papranueshme një njeri me rekorde të dilte si kandidat. minoriteti grek ka shumë figura të artikuluara që do i bënin nder, dhe gjendet një njeri me një të shkuar të tillë, i dënuar nga Gjykata e Vlorës, pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë dhe del me flamurin e Vorio Epirit.
Beleri e ka bërë dëmin, po kthehemi ne situata të harruara në Himarë. Kam parasysh fakte ku shteti shqiptar nuk është treguar konseguent në vijat e kuqe të interesit kombëtar.
Kur thoni drejtësia të bëjë punë e saj mos t’i dorëzohet shatazheve, çfarë nënkuptoni?
Idrizi: Ju nuk ju duken shantazhe kur ministri grek kërcënon Shqipërinë? Sigurisht që kur bëhet fjalë për krimet zgjedhore çështjet janë në SPAK. Drejtësia duhet të jetë shumë e kujdesshme, por duke parë që zyrtarë grek kërcënojnë me rrugën e integrimit dhe shkojnë bëjnë vizita peciale në burg, drejtësia të mbajë qëndrimin e saj e të mos i dorëzohet presioneve.
Drejtësia detyrim të vendosë në bazë të provave e fakteve.
Himara nuk është zonë minoritare. Beleri është një burgaxhi përsëritës edhe në Greqi. PDIU po konsultohet me një grup juristësh dhe do e çojmë ne në SPAK por jo për këtë çështje, por për advokimin i Vorio Epirit, evokon protokollin e Korfuzit, krahinën autonome dhe me pretendime irrendentiste ndaj Shqipërisë. Për këto arsye do të duhej të ishte ai në vëmendjen e drejtësisë amerikane. Do e çojmë në SPAK me shumë mundësi brenda javës që vjen.
Kemi hyrë në një zonë të nxehtë, më vjen keq kur shoh analistë që kanë inat Ramën dhe mbrojnë të pa mbrojturën. Vëmë partinë para Atdheut.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–