Masakroi për vdekje me thikë kushëririn e tij në Kamzë, dënohet me 20 vite burg 40-vjeçari
Apeli ka vendosur dënimin me 20 vite burg për Granit Shehun, duke i ulur tre vite, i cili në 2015 vrau me thikë djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuaj 13 vite e 4 muaj burg.
Lajmi konfirmohet nga Anila Hoxha.
“Në përfundim të gjykimit, më datë 23.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:
– Ndryshimin e vendimit nr. 3314 , datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si vijon:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri G (G). Sh denohet me 13 (trembëdhjetë) vjet e 4 (katër ) muaj burgim”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Granit Shehu në vitin 2015 në Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse Milazimin, duke e goditur disa herë me thikë.
AlbaniaWeb.net