Sat, Nov 30, 2024

Miku i ngushtë i Ben Affleck reagon ndaj thashethemeve për ndarjen nga Jennifer

  • PublishedMay 24, 2024

Miku i ngushtë i Ben Affleck, Jason Mewes, ka folur në lidhje me thashethemet rreth martesës së aktorit me Jennifer Lopez.

Mewes, i cili ka luajtur në disa filma me Affleck dhe gjithashtu ishte i ftuar në dasmën e tyre, tha se do të ‘tronditej’ nëse ata do ndaheshin.

“Jam i dëshpëruar”, tha aktori për TMZ, teksa kujtonte martesën e tyre në Karolinën e Jugut.

“Kur ishe atje duke parë ndërveprimet e tyre, ajo i këndoi atij, çdo gjë dukej kaq reale.”

Megjithëse Mewes nuk ka qenë në kontakt me Affleck që nga dasma e tij me Lopez, ai shprehu skepticizëm rreth pretendimeve se ylli i Gone Girl është larguar nga rezidenca e tyre e përbashkët në Beverly Hills për shkak të çështjeve martesore.

“Ndoshta ai është i zënë duke punuar dhe ajo po punon dhe është duke kaluar kohë  me fëmijët,” tha ai.

Thashethemet për ndarjen e Affleck dhe Lopez u përhapën pasi ‘In Touch Weekly’ raportoi se çifti po shkon drejt ‘divorcit’.

Më vonë, një burim i tha Us Weekly se Affleck dhe Lopez kishin “probleme” në martesën e tyre dhe se Affleck, i cili po xhironte vazhdimin e filmit të tij të vitit 2016, Accountant, është larguar nga rezidenca e tyre në LA.