Shkarkohet kreu i IKMT në Vlorë, shkak dyshohet aksioni për shembjen e hotelit në Dhërmi
Ditën e sotme kreu i IKMT së Vlorës, Simbol Pazaj, është shkarkuar nga detyra.
Sipas burimeve, mësohet se shkak për këtë shkarkim dyshohet se është bërë aksioni i pak ditëve më parë, për shembjen e hotelit në Dhërmi, në pronësi të mbështetësit të Fredi Belerit.
“Është shkarkuar sepse duhej ta kishte shembur para zgjedhjeve hotelin, kur u konstatua kati pa leje”, bëjnë me dije burimet.
Sakaq, pritet që të ketë edhe një valë tjetër shkarkimesh. Mësohet se në krye të IKMT, është komanduar një vajzë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–