“I kemi denoncuar prej vitesh nga Bajrat te Ndoka”, Salianji nga Tropoja: Demokratët duan të fitojnë me program politik e luftë ndaj bandave
Nga Tropoja, zv/kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji ftoi demokratët të përballen me atë që e quajti regjimi i kryeministrit Rama, që funksionin siç tha nga mbështetja prej bandave dhe krimit.
Salianji ironizoi edhe takimin e sotëm me diasporën në Milano.
“I merr të gjithë njerëzit, kaq shumë janë korruptuar. Sa e zbrazën Shqipërinë, larguan shërbimet ju kanë vënë në krye banditë e kriminelë. Sot i kishte marrë në Milano, çfarë ju thotë? Ju kam shkëputur nga familja, por po sjell administratën e familjes, Asnjë lehtësi. Fondet e ipard i marrin kriminelë për të bërë resorte dhe kulla. Pse nuk iu thotë që diaspora duhet të votojë. A patë ndonjë turp nga Edi Rama”, shprehet Salianji.
Salianji tha se demokratët duan të fitojnë me program politik dhe luftë ndaj bandave, jo me aleancë me banditët, duke përmendur këtu edhe rastin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
“I patë se si i porosisnin vrasjet, provoni të porosini një picë sa shpejt vjen, si nuk i gjen dot policia kriminelët. Në 11 vite qeverisje të Ramës, gjithçka ka shkuar keq. PD ka njerëz krenarë, që qëndrojnë në bindjet e tyre. Kryebashkiaku i Tropojës është fryrë nga korrupsioni, kur ishte me PD ishte i keq sipas Ramës, kur u bë me PS qenka i mirë. Ne kemi përmendur Bajrat dhe bandat e tjera në Shkodër, i kemi denoncuar me emra. Pastaj thonë fiton PS. Ne kemi vendosur të qëndrojmë me vlera. Ne kemi denoncuar Arben Ndokën. E pate Ndokën që bëhej me bandat në gjithë Shqipërinë për të vrarë njerëz. Kontrolli në territor ka qenë i bandave bërë njësh me shtetin, edhe zgjedhjet janë fituar në sajë të bashkëpunimit me banda. Bandat i kanë shërbyer shtetit dhe shteti më pas iu ka shërbyer bandave. PS dhe bandat janë bërë një.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm Flamur Noka etiketoi sërish kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin.
“Drejtësia e re në padrejtësi, është shndërruar në drejtësi të kapur, Dumani tregon se është peng, i ka duart e lidhura. Komandohet, instrument në duart e dikujt”.
AlbaniaWeb.net