Wed, Nov 27, 2024

Trajneri i Partizanit pas disfatës: Episodet vendosën ndeshjen, pësuam gol të evitueshëm

  • PublishedMay 26, 2024

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi tregoi këndvështrimin e tij pas finales së “Final Four”, ku ekipi i tij u mund 1-0 nga Egnatia.

“I mërzitur, po të shënonim do të ishte histori tjetër. Morëm një gol të evitueshëm, patëm raste me Taipin, po të shënonim do ishte ndryshe. Pishmane? Nuk ishte punë zgjedhjesh, presioni është i madh dhe ndikon te lojtarët. Në pjesën edytë ishim ne prezent te zona kundërshtare. Episodet vendosin dhe kështu ndodhi sot. Rezultati është i tillë.

Ndryshon komplet rrjedha nëse finalizohen rastet. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qajmë ato raste të humbura. Egnatia u përshtat më shumë me terrenin, ishte agresive, luajti me topa të gjatë. Shënoi edhe golin me një top në zonë që na vjen keq si iku. Kundërshtari shfrytëzoi rastin e vetëm që kishte.

Jemi të mërzitur, por s’kemi ç’bëjmë. Arbitri? Nuk e di nëse goli ishte i rregulltë apo jo. Arbitri duhet të lejonte agresivitetin. Për rastin e golit që shënuam nuk e di si e keni inetrpetuar ju”, tha Shehi.

(J.S/BakanWeb)

 

AlbaniaWeb.net