Vizita e Macron pas 24 vitesh në Berlin: Ta mbajmë Europën larg nacionalistëve!
Bashkë me mesazhin që demokracia duhet të triumfojë ndaj nacionalizmit në zgjedhjet e ardhshme evropiane, Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të dielën në Berlin.
Kjo është vizita e parë e një kreu shteti francez pas cerek shekulli në Gjermani. Udhëtimi treditor përshkruhet në media si një borxh për miqësinë franko-gjermane.
Macron u prit nga presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier në zonën qeveritare, ku u zhvillua edhe “Festivali i Demokracisë” në nder të 75-vjetorit të Kushtetutës së Gjermanisë, kushtetuta demokratike e miratuar në Gjermaninë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
Marrëdhëniet midis Parisit dhe Berlinit janë parë prej kohësh në arenën ndërkmbëtare si forca lëvizëse e politik bërjes evropiane, ndërsa Macon gjatë fjalës së tij, foli për një luftë, në mbrojtje të demokracisë që të dyja vendet, si Franca ashtu edhe Gjermania duhet të bëjnë.
“Nëse nacionalistët do të kishin qenë në pushtet në Evropë vitet e fundit, “historia nuk do të kishte qenë e njëjtë para tyre”, tha Macron
Në një linjë me të ishte edhe fjala e presidentit gjerman, i cili tha se “Europa ka tani më shumë se kurrë nevojë për një aleancë demokratësh në Evropë,” tha Steinmeier. Kjo vizitë vjen përpara zgjedhjeve evropiane që do të përcaktojnë se kush do të jenë ligjvënësit e Parlamentit të ardhshëm Evropian. Vitet e fundit është parë një rritje e mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë, përfshi Francën dhe Gjermaninë dhe gjasat janë që në zgjedhjet e qershorit, këto forca të dalin mirë në zgjedhje.
AlbaniaWeb.net