Mon, Nov 25, 2024

Gjykata e Lartë i cilësoi hipotetike pretendimet e KPK për pasojat që do të sillte transparenca për sponsorin privat

  • PublishedMay 27, 2024

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i ka cilësuar si hipotetike parashtrimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ardhjen e pasojave të rënda e të pariparueshme nga ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ, që e detyron të publikojë emrin e sponsorit të një aktiviteti në resortin luksoz “” në Vlorë, në shtator të vitit 2021.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë, parashtrohet gjithë ecuria e procesit, prej paraqitjes së kërkesës për informacion që i drejtoi Komisionit lidhur me burimet e shpenzimeve të këtij aktiviteti; procesi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale që urdhëroi vendosjen në dispozicion të kopjes së plotë të marrëveshjes së sponsorizimit; vendimarrjen e Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë që i dha të drejtë KPK-së duke marrë në konsideratë pasojat financiare për këtë institucion; vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ që detyron me formë të prerë vendosjen në dispozicion të të dhënave të plota; si dhe parashtrimet e detajuara të Komisionit në kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi, që duket se janë të ngjashme me pretendimet e paraqitura në rekursin që pritet të shqyrtohet më 11 qershor.

“Kolegji konstaton se kërkuesi nuk ka paraqitur ndonjë argument ligjor në funksion të kërkesës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Shkaqet e parashtruara në kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit në thelb synojnë të kundërshtojne ligjshmërinë e kësaj vendimarrje”, vlerëson Kolegji Administrativ, i kryesuar nga gjyqtari dhe me anëtarë gjyqtarët dhe .

Ata arsyetojnë se, për caktimin nga gjykata të masave të përkohshme procedurale ligji kërkon ekzistencën e një dyshimi të arsyeshëm, se e drejta subjektive apo interesi i ligjshëm i subjektit paditës apo ankues cenohet nga veprimet apo mosveprimet e palës kundërshtare apo vendimi i gjykatës. Ata shtojnë, se kërkohet që në rrethanat e çështjes të ekzistojë një rrezik i atëçastshëm dhe i njohur për shkaktimin e një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm nëse masa e përkohshme nuk merret nga gjykata.

Sipas Gjykatës së Lartë, argumentet e parashtruara të palës kërkuese duhet të jenë konkrete dhe të referuara edhe në fakte dhe prova që vërtetojnë ekzistencën e tyre.

“Si rregull i përgjithshëm nuk janë të mjaftueshme vetëm shkaqet ligjore të përmbajtjes së rekursit për të pranuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë, pasi shqyrtimi në themel i rekursit ndryshon nga shqyrtimi i kërkesës për pezullim,” shprehet Gjykata e Lartë.

“Mungesa në kërkesën e paraqitur e këtyre argumenteve ligjore passjell mospranimin e kërkesës për pezullim”, vlerëson Kolegji Administrativ dhe nënvizon se vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

“Lidhur me rastin konkret Kolegji evidenton se kërkuesi në mënyrë hipotetike parashtron mundësinë e ardhjes së pasojave të rënda e të pariparueshme duke lidhur qëndrimin e tij me çështje që nuk i përkasin procedurës së pezullimit të ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë, por një faze tjetër që lidhet me bazueshmërinë në ligj të shkaqeve të rekursit”, evidenton Gjykata e Lartë dhe bazuar në këto arsyetime ka vendosur të mos pranojë kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e detyron KPK-në të vendosi në dispozicion kopje të plotë të dokumentit të kërkuar.

është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te .

Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t’i nënshtrohen të njëjtit standard, duke mbajtur të fshehtë emrin e një sponsori që u financoi një aktivitet në vitin 2021.

“[…]Mbi ç’bazë standardi i transparencës, zbatuar tashmë gjatë procesit të vettiung-ut të gjyqtarëve në detyrë, nuk duhet zbatuar edhe për komisionerët quasi gjyqtarë?”, shtron pyetje trupi gjykues i Apelit Administrativ.