Wed, Nov 27, 2024

“Më lër mor burr të flas, mos bëjmë cic mice”, vota e diasporës përplas Gjiknurin dhe Bylykbashin në Top Story: Reforma është me konkluzion, jo me llafe

  • PublishedMay 27, 2024

Vota e Diasporës përplasi deputetët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi këtë të hënë në emisionin Top Story në AlbaniaWeb.net.

Gjiknuri: Reformë zgjedhore ka se po dialogohet.

Bylykbashi: Reforma është me konkluzion jo me llafe. Nuk është histori muhabetesh, është histori zgjidhjesh.

Gjiknuri: Ka një dialog mes opozitës dhe maxhorancës për të gjetur pika të përbashkëta Unë të dëgjova, o Oerd të lutem

Gjiknuri: Më lër mor burr të flas, mos bëjmë cic mice, diaspora mund të votojë me këtë kuadër ligjor me disa ndryshime, në disa parime i kemi vendosur, do të llogaritet në vendbanimin e fundit, nëse një durrsak jeton në Milano do llogaritet në qarkun e Durrësit, çështja është mekanizimi i regjistrimit të votuesve, do shkojmë siç e kanë vendet e tjera në distancë

Bylykbashi: Juve për një gjë të vogël bënit nami i zi. Të drejtën, lejimin e personave që jetojnë jashtë Shqipërisë…ne nuk kemi diasporën siç e kanë italianët në Argjentinë para 100 vitesh, janë 4 milionë e 600 mijë shqiptarë që janë në gjendje civile që jetojnë jashtë vendit.


AlbaniaWeb.net