Vijojnë largimet te Kukësit, lojtar ndan rrugët me verilindorët
Shumë lojtarë pritet të ndërrojnë mjedis, pasi Kukësi ra nga kategoria. Frenko Lamçe është i larguari i radhës. Lajmin e bën të ditur vetë mbrojtësi që zyrtarizon largimin me një postim në faqen e tij në “Facebook”.
“Pas 1 viti e gjysmë me Kukësin është koha për të thënë mirupafshim. Që nga dita e parë dhashë gjithçka për shokët dhe skuadrën. Do të doja të falenderoja klubin dhe tifozët për mbështetjen. Iu uroj vazhdimësi të mirë në të ardhmen. Faleminderit!”- shkruan mbrojtësi.
Lamçe ishte një nga lojtarët kryesor për verilindorët këtë sezon duke luajtur rregullisht në formacionin titullar. Polivalent dhe me eksperiencë, 25-vjeça