Tue, Nov 26, 2024

Kasti i “Friends” të gatshëm për të ndihmuar në hetimet për vdekjen e Perry-t

  • PublishedMay 28, 2024

Me rinisjen e hetimeve për vdekjen e aktorit Matthew Perry, kasti i “Friends” është vënë në gatishmëri për të ndihmuar. Dosja e çështjes nuk është mbyllur dhe hetimet janë ende në vazhdim, me autoritetet që këmbëngulin në pyetjen se kush e furnizoi aktorin me ketaminë.

Aktorët që luajtën krah Matthew Perry tek “Friends” janë të gatshëm, sipas një burimi të afërt të tyre, të ndihmojnë në hetimin për të gjetur njeriun që i dha aktorit ketaminë.

I gjithë kasti është ende i tronditur nga vdekja e Matthew. Jennifer dhe Courtney ishin më të afërtat me të dhe të gjithë u takuan së bashku pas vdekjes së tij. Ata janë duke u përpjekur të kujtojnë se me kë mund të ishte parë aktori kohët e fundit, por është e pamundur të kuptosh se kush mund ta ketë furnizuar atë”, tha burimi.

Sipas të njëjtit raport të Express, dy të dyshuar tashmë janë marrë në pyetje dhe janë liruar.