Tue, Nov 26, 2024

Nga Miami në Monaco, Ratajkowski merr vëmendje sa herë ndjek Formula 1

  • PublishedMay 28, 2024

Emily Ratajkowski shijoi një ditë pushimi me diell në Monako dhe ndau foto nga një ditë në plazh. Aktorja 32 vjeçe kishte veshur bikini me fotografi të ndryshme të disa femrave që pozonin veshje intime. Ratajkowski ishte pjesë e Formula 1 edhe në Miami javën e kaluar, por nuk mungoi edhe në Montekarlo, duke shkruar në postimet e saj: Monako!

Në fillim të këtij muaji ajo zbuloi se nuk është e fokusuar në gjetjen e një marrëdhënie romantike tani., duke thënë mes të tjerash: Unë kujdesem për djalin tim, kujdesem për shtëpinë time, kujdesem për karrierën time dhe të tjerat si të vijnë. Barra e financave është mbi mua dhe nuk kam një familje që më mbështet apo diçka të tillë”, tha Emily, e cila më pas shtoi: “Është vërtet e vështirë të imagjinosh dikë që është më i aftë që mund të kuptojë nevojat e mia.”

Ratajkowski bëri kërkesë për divorc nga producenti i Uncut Gems në shtator 2022. Përveç modelingut, ka edhe markën e saj të rrobave të banjës “Inamorata”. Ndërkohë, libri i saj me ese, “Trupi im”, u bë bestseller i New York Times në vitin 2021.

()

AlbaniaWeb.net