“Ne kemi një histori”, Spalletti: Pritshmëri të mëdha, por duhet të jemi skuadër
Italia, rivali i Shqipërisë në “Euro2024”, bën debutimin e tyre pikërisht kundër kuqezinjve më 15 qershor, një ndeshje që për përfaqësuesen ”azzurre” është shumë e rëndësishme, një ndeshje ku tre pikët në letër janë detyrim, kjo pasi synimi i Italisë nuk është vetëm të kalojnë grupin, por t’i shkojnë deri në fund këtij turneu, të mbrojnë titullin kampion, fakt që e pranon edhe Luciano Spalletti:
“Mancini ka bërë një punë të shkëlqyer duke lënë pas një trashëgimi që për ne do të jetë një stimul më shumë, për të bërë atë që të gjithë presin”, u shpreh Spalletti për Sky Sport duke shtuar:
“Ne duhet të jemi gati për këtë turne shumë të rëndësishëm. Ka entuziazëm dhe pritshmëria të mëdha, edhe nga tifozët tanë. Për mua personalisht, e kam thënë edhe më herët, është pika më e lartë e karrierës time, është sikur të jetoj në parajsë. Unë do të përpiqem të jap më të mirë time, por nuk e di nëse do të jetë e mjaftueshme. Kemi në dispozicion lojtarë të fortë, por duhet t’i shndërrojmë në një skuadër të fortë, nëse e bëjmë këtë, atëherë mund të luajmë pa problem si të barabartë edhe kundër atyre që për momentin shihen favoritë. Ne kemi një histori, do të jetë ajo pika jonë e referimit”, u shpreh Spalletti për Sky Sport.
()