“Barbari i Tiranës është ende në politikë”, Braçe kujton dhunën ndaj opozitës në 28 maj 1996: Kur i dëgjoj sot spurdhjakët që thonë ‘prapë do merremi me 97-tën’…
Deputeti socialist Erion Braçe ka kujtuar dhunën ndaj opozitës së asaj kohe më 28 maj të vitit 1996.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
MOS E HARRO KURRE 28 MAJIN!
BARBARI I TIRANES ESHTE ENDE NE POLITIKE;
ENDE E MENDON VETEN ALTERNATIVE;
ENDE MENDON TE TRASHEGOJE…BARBARINE!
28 MAJ DITA E GJAKUT-SI SOT 28 VITE ME PARE, KESHTU U MASAKRUA OPOZITA E MASTE;
PASI U VODH SKANDALOZISHT HAPUR E DHUNSHEM
NE ZGJEDHJE!
Kur degjoj-degjova dhe dje qe flasin “per posten”.
“voten me poste”, “rregjistrim apo jo te votuesve”,
“voten online” etj, me vien te qesh me te madhe; JANE TE NJEJTEN QE CFARE NUK I KANE BERE VOTES E KUNDERSHTAREVE POLITIKE!
Pastaj kur degjoj-degjova dhe dje, spurdhjake qe thone
cilter “ca eshte kjo, pse do merremi me 97-ten tani”, me vjen te jelle!
Keta njerez ketu dhe gindra mije te tjere e dine cfare kane hequr nga injeji BARBAR qe ben politike edhe sot, thieshte pse ishin TE MAJTE!
Çfarë ndodhi më 28 maj 1996?
26 maji i vitit 1996 cilësohet një nga ditët më të errëta të demokracisë në Shqipëri kur arroganca dhe dhuna shtetërore shkatërroi zgjedhjet dhe grabiti votën masivisht. Ato zgjedhje nuk u njohën nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR që faktuan pjesën më të madhe të manipulimeve. Misioni në atë kohë drejtohej nga britanikja Glover, e cila ka ardhur sërish në Shqipëri. Pas vjedhjeve opozita socialiste tërhoqi komisionerët nga qendrat e votimit dhe në fund dolën rezultate sureale, kur në kutinë e votimit kishte më shumë vota se votues dhe ato ishin të gjitha për Partinë Demokratike.
Opozita në atë kohë organizoi protestën e njohur të 28 majit. Socialistët kërkuan sheshin “Skënderbej”, por qeveria e Partisë Demokratike e zhvendosi protestën në fushën e Ali Demit, edhe aty nën rrethim policor, por nga të gjitha drejtimet socialistet u nisen të marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”.
Policia me autoblinda, me qen, forcat speciale dhe punonjës të shërbimit informativ gjithsej 6 mijë forca krijuan barrikada për të penguar marshimin dhe në rrugën e Elbasanit ndodhi përleshja. Dhuna u bë e përgjakshme. Në ballë të protestës ishin 30 drejtuesit e opozitës, e cila kryetarin e kishte në burg dhe që drejtohej nga Servet Pëllumbi. Gaqo Apostoli, Neritan Ceka, Paskal Milo, Ndre Legisi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Blendi Gonxhe dhe Kastriot Islami u dhunuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u.
Pas kaq vitesh kanë mbetur ende imazhet që u regjistruan nga gazetarët e huaj që ndodheshin në Tirane. Këto janë pamjet se si tërhiqeshin zvarrë protestuesit, disa prej të cilëve u rrahën pas shoqërimit në polici.
260 protestues të opozitës u rrahën në urën e rrugës së Elbasanit dhe në sheshin “Skënderbej” në sy të ndërkombëtarëve që e ndiqnin dhe e filmonin masakrën nga Hotel “Tirana”.
Shtypi ndërkombëtar raportoi ngjarjen me pamjet e dhunës nga e cila nuk shpëtuan as vetë gazetarët e huaj.
AlbaniaWeb.net