Sun, Nov 24, 2024

Lojtari i Lazios drejt Largimit, e presin në Katar

  • PublishedMay 28, 2024

Luis Alberto është gjithnjë e më pranë lamtumirës me Lazio-n dhe Italinë. Futbollisti spanjoll deklaronte më parë se do donte t’i jepte fund përvojës së tij me Biancoceleste dhe thashethemet e fundit flasim për një kalim në Katar.

Siç raporton Relevo, Luis Alberto ka arritur marrëveshje parimore me Al-Duhail. Pasi bindi lojtarin, klubi nga Katari tani po kërkon një marrëveshje përfundimtare me Lazion. Synimi është mbyllja e operacionit për rreth 10 milionë euro, rreth 5 më pak nga ajo çfarë kërkojnë kryeqytetasit.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net