Wed, Nov 27, 2024

E mërkura me mot të paqëndrueshëm, por temperaturat shkojnë 25 gradë

  • PublishedMay 29, 2024

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë prezene që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, në orët e mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga perëndimi- veriperëndimi  me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 23°C, në zonat e ulëta 12 deri 26°C, në zonat bregdetare 13 deri 25°C.


AlbaniaWeb.net