Thu, Nov 28, 2024

Me Gjimshitin në Champions? Atalanta paraqet ofertë zyrtare për Asllanin, zbulohet çmimi

  • PublishedMay 29, 2024

Ky ishte një sezon fantastik për Atalanta-n, me ekipin bergamask që për herë të parë në histori siguruan një trofe evropian, Europa League, por jo vetëm kaq, shkruan deri në finalen e Kupës së Italisë dhe mund të mbyllin sezonin e rregullt në Serie A në vendin e tretë, por kanë siguruar prej kohësh prezencën në Champions League. Pasi arkivuan këtë sezon ëndrrash, në shtëpinë e Atalantës kanë nisur të bëjnë llogari për sezonin e ri, kanë nisur të projektojnë repartet ku duhet të ndërhyjnë dhe lojtarët që mund të afrojnë.

Asi
Asi

Sipas mediave italiane, Gasperini kërkon në skuadër një regjisor të ri, për këtë rol i ka sugjeruar drejtuesve të klubit emrin e Kristjan Asllanit. Ky nuk është thjesht një dëshirë, apo një thashethem, por një projekt konkret mbi të cilin drejtuesit e Atalanta-s u vunë menjëherë në lëvizje. Gjithnjë sipas mediave, Atalanta ka paraqitur ofertën e parë zyrtare, 28 milionë euro për kartonin e Asllanin, por kjo ofertë me sa duket është refuzuar në mënyrë të prerë nga drejtuesit e Inter.

Pavarësisht se Asllani është aktivizuar pak edhe këtë sezon, ylli kuqezi shihet nga Marotta dhe Ausilio si një lojtar i paprekshëm, duke vlerësuar shumë aftësitë e tij. Kujtojmë që Asllani është nën kontratë me Inter deri në 2027. Në Bergamo, nëse do të realizohej një transferim i tillë, Asllani do të gjente kapitenin e tij në përfaqësuese, Berat Gjimshitin.

()

AlbaniaWeb.net