Boksieri i njohur, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij ndajnë lajmin e ëmbël
TIRANE
Boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe partnerja e tij janë në pritje të fëmijës së dytë. Vetëm pak çaste më parë, lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vetë partnerja e tij, Marigona.
Me anë të një postimi në “Instagram” bën me dije ndjekësit për pjesëtarin më të ri të familjes së tyre të vogël, që do të vijë së shpejti.
“Po, bebi numër 2 po vjen. Mezi pres të të takoj!” – shkruan ajo poshtë fotografisë bardhezi me partnerin.
Gjithashtu, ajo bëri me dije se është në muajin e katërt të shtatzënisë.