Osmani flet si trajner i Strugës: Jam te një ekip me ambicie, bashkë bëjmë gjëra të mëdha
Ish-trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani u prezantua sot në krye të pankinës së Strugës.
“Pas disa ditëve bisedime me drejtuesit e skuadrës, unë vendosa ti them po Struga Trim Lum, një skuadër kjo që tashmë ka dëshmuar veten, sidomos pas atyre dy titujve kampion. Arsyeja, që pranova, patjetër ta them, është mbi të gjitha serioziteti i drejtuesve të klubit ndaj punës, ambiciet e klubit dhe profesionalizmi.
Po vij te një skuadër që vitet e fundit po tregon rezultate mjaft të mira. Edhe pse vetëm 5 vite janë pjesë e elitës, ata tre herë kanë garuar në Europë, ndërsa dy vitet e fundit janë shpallur edhe kampion. Është ky një motiv shtesë për mua, për të vazhduar me rezultate pozitive” – tha ai.
(J.S/)