Mon, Nov 25, 2024

Prokuroria sekuestron 10 milionë euro të agjentëve e subjekteve të mikrokredive

  • PublishedMay 30, 2024

e Tiranës njoftoi të enjten më 30 maj, sekuestrimin e llogarive bankare në një vlerë totale 10 milionë euro, që dyshohet t’u jenë zhvatur mijëra qytetarëve përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme. Sipas prokurorisë likuiditetet bankare në emër të 10 personave dhe tre subjekteve financiare mikrokredi, janë sekuestruar pas vendosjes së tyre nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’.

“Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme. […]Ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqëri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarëve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara”, citohet në njoftim.

Organi akuzës shprehet se këto vlera monetare të investuara në letra me vlerë me interes maturimi nga 4% deri në 10.5%, janë sekuestruar për të shmangur rrezikun që të transferoheshin apo fshiheshin. Për rrjedhojë janë sekuestruar llogaritë bankare të shtetasve  A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., si dhe ttë subjekteve financiare shpk., Final sh.p.k dhe “” sha..

Nëntë persona u vendosën në masë sigurie “arrest në burg” apo “” më 23 maj nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues ësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre, si dhe duke i’u bllokuar pronat e luajtëshme apo të paluajtëshme.

Kompania Albania, e cila u bë simbol i një tregu spekulantësh të shit-blerjes së kredive të këqija përgjatë dekadës së fundit, në rastin nën hetim bleu gati 4 mijë kredi të pashlyera nga banka Procredit me vlerë totale prej 7.3 milionë eurosh. Ajo përdori shtrëngimin përmes bllokimit të pronave për të detyruar debitorët e falimentuar që të merrnin kredi të reja po te e njëjta kompani për të shlyer të vjetrën, duke krijuar një zinxhir zhvatës.

Praktika e bllokimit të pasurisë së paluajtshme të një kredimarrësi kredie pa kolateral, e cila është zbatuar nga përmbarimorët, por edhe nga gjykatat, duket se bie ndesh me vetë themelin e kredimarrjes pa kolateral dhe del nga kontrata e huasë.

Prokurorët dyshojnë gjithashtu që llogaritjet e kamatëvonesave të debitorëve bëheshin në mënyrë mashtruese.

ka shpallur moskompetencë dhe ka dërguar në për hetime të mëtejshme përgjegjësinë e mundshme penale të zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, përfshirë guvernatorin , i cili dyshohet se nuk ka vepruar në kohë për të ndaluar abuzimet e MCA. Sipas prokurorëve, Sejko ka dërguar grup inspektimi te MCA në vitin 2020 ndërsa ka ndërmarrë masa për bllokimin e pjesshëm të aktivitetit të saj vetëm dy vjet pasi inspektorët e BSH kishin vërejtur probleme në administrimin e kompanisë.

Sejko, i cili u thirr për pyetje në parlament në lidhje me këtë çështje, e konsideroi problemin si një çështje ligjore jashtë fuqisë vendimmarrëse të Bankës së Shqipërisë dhe sugjeroi që kuvendi të ndërmarrë për të mbikëqyrur më mirë tregun e përmbaruesve gjyqësorë privat.