“Do birësoja fëmijë”/Mos ishte ky reagimi i parë i Selenës për shtatzëninë e Hailey
Selena Gomez ka menduar prej kohësh të krijojë familje dhe të bëhet nënë, madje edhe para se Justin Bieber dhe Hailey Bieber të ndanin lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Ylli i serisë “The Only Murders in the Building”, zbuloi së fundmi se kishte planifikuar të birësonte një fëmijë vetë, nëse nuk do të kishte partnerin e duhur në moshën 35-vjeçare, shkruan DailyMail.
“Unë isha vetëm për pesë vjet dhe u mësova vërtet me të”, tha Gomez.
“Shumë njerëz kanë frikë të mbesin vetëm dhe ndoshta e kam torturuar vetrn në kokën time për dy vite, kur kam qenë vetëm dhe më pas e pranova”, deklaroi artistja.
Selena Gomez, aktualisht është në lidhje me muzikantin Benny Blanco, me të cilin ka nisur romancën vitin e kaluar.
Deklarata rreth krijimit të familjes nga këngëtarja dhe aktorja e njohur vjen vetëm disa javë pasi Justin Bieber dhe Hailey bënë të ditur se janë në pritje të ëmbël.